Aktualitet

U vaksinua i pari në Shkodër, drejtori i spitalit: Ngjarje e rëndësishme, stafi është plotësuar, kemi 90 shtretër gati p

16 Shkurt 2021, 11:17 Nga DOSJA
U vaksinua i pari në Shkodër, drejtori i spitalit: Ngjarje e

SHKODËR– Ardian Dajti, drejtori i spitalit Rajonal Shkodër, ishte i pari që mori dozën e vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Ai ka folur për mediat pasi mori dozën kundër Covid.

Në një deklaratë për media ai tha se janë marrë masat që të përshtaten tre-katër ambiente të spitalit në repart të dedikuar COVID që shkon në një kapacitet prej 90 shtretërish.

“Janë dy ngjarje shumë të rëndësishme. Spitali rajonal është i konvertuar në repart të dedikuar për COVID. Fillon edhe imunizimi. Njerëzit imunizohen. Ne kemi marrë masa që të jenë tre katër ambiente deri në 90 shtretër. Janë marrë masat për instalimin, mjekimet. Stafi është i plotësuar”, u shpreh ai.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa të shtruarit në spitale ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi sot hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Nis vaksinimi në rrethe! Injektohen me Pfizer bluzat e bardha dhe azilet në Shkodër, anulohet ‘Vlora’, s’është trajnuar personeli

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dajti nis vaksinimi ne shqiperi ardian dajti nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll