Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Marjeta Zaimi, vendimi jepet në prani të fëmijëve të saj

16 Shkurt 2021, 10:51 Nga DOSJA
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Marjeta Zaimi, vendimi jepet

TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi. Vendimi u dha në prani të fëmijëve të saj.

Zaimi është rivlerësuar për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionazlimin.

Sipas hetimit të kryer nga KPK, ajo zotëron një apartament banimi në Selitë të blerë në vitin 2011 për 87,750 euro, një depozitë bankare me vlerë 8014 euro si dhe një automjet.

Pasuria materiale pas 28 viteve punë të miat dhe 35 të bashkëshortit është 1 apartament për të cilin vazhdoj të paguaj kredinë, një autoveturë dhe një depozitë,” tha Zaimi gjatë seacës dëgjimore. ‘Pasuria ime më e madhe është familja,” shtoi ajo.

Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Fierit dhe Tiranës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk marjeta zaimi kpk marjeta zaimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 09:48

TIRANË– Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli, ka ndërruar jetë nga Covid-...