Njëri tregtonte kanabis, dy të tjerë organizonin lojra pokeri, arrestohen tre persona në Shkodër
16 Shkurt 2021, 11:16Nga DOSJA
SHKODER– 3 të rinj janë arrestuar në Shkodër, 2 prej tyre si të përfshirë në organizimin e llotarive pa leje dhe 1 i tretë, si i përfshirë në shpërndarjen e kanabisit. Policia e Shtetit njofton se të arrestuarit janë G. L., 29 vjeç dhe V. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I PLOTE:
Shkodër Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. L., 29 vjeç dhe V. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ambientet e lokalit në pronësi të tyre, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 3 pako me letra pokeri dhe disa çipsa që përdoren për lojën e pokerit.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, këtij shtetasi i është gjetur një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Hapja e dy spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID19 në Durrës dhe Shkodër, ka ngritur alarmin se situata është e rëndë edhe në qarqe të ...
“Niku” i përgjimeve të Ndrangheta-s ka fituar një tender gjigand, me vlerë mbi 9 miliardë lekë të vjetra për oksigjen mjekësor, të zhvilluar së fundmi nga Qendr...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka shtyrë seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Seanca do të shtyhet më 25 shkurt dhe avok...
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmoi në detyrë prokuroren e...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 17 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klanin mafioz të “Ndragheta-s”. Gjatë një operacioni të zhvilluarnë Kalabri...
TIRANË– Detaje nga hetimi për pastrim parash për ‘Turgut Ozal’ kanë dalë në dritë. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për të se...
TIRANË– Babai i dy vajzave që denoncuan nga Infektivi për humbjen e tij si pasojë e Covid, Rifat Lalo, është vëllai i një figure të njohur në vend. Bëhet e...
SHKODËR– Qytetarët në Shkodër janë ngritur në protestë për mbërritjen e Kryeministrit Rama për procesin e vaksinimit. Ata u shprehën për mediat e pranishme...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren Ogerta Manastirliun inspektuan nga afër procesin e vaksinimit me ‘Pfizer’ për bluzat e bardha. I pari...