Tjetër goditje ndaj ‘Ndragheta-s’! Policia ‘sulm’ në Kalabri, ekzekton urdhër-arrestet për 17 persona, konfiskohen d
16 Shkurt 2021, 10:46Nga DOSJA
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 17 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klanin mafioz të “Ndragheta-s”. Gjatë një operacioni të zhvilluarnë Kalabri, Policia ka ekzektuar masat e arrestit për persona që akuzohen për gjobëvënie dhe fshehje pasurie.
Sipas mediave italiane, si pjesë e operacionit, u kryen gjithashtu edhe konfiskime të kompanive dhe bizneseve, mbas të cilave kryheshin veprimtaritë e paligjshme.
Të prangosurit me masën e sigurisë “arrest me burg” janë: Pasquale Forastefano, 34, i njohur “kafsha”; Domenico Massa, 44 vjeç, i njohur si “këshilltari”; Luca Talarico, 36 vjeç, sipërmarrës bujqësor nga Spezzano Albanese; Stefano Bevilacqua, 36 vjeç, dhëndër i super-shefit të përjetshëm të Cassano Franco Abbruzzese; Gianfranco Arcidiacono, 36, njeri i afërm dhe i besuar i Forastefanos; Alessandro Forastefano, 30, pronar i një kompanie transporti dhe vëlla i regjentit të klanit; Agostino Pignataro, 40 vjeç, pronar i një kompanie transporti; Nicola Abbruzzese, 42 vjeç, i quajtur “gjysmë-boshti”; Antonio Antolino, 41 dhe Leonardo Falbo, 46, punësonin 173 persona që pretendonin se merreshin me bujqësi. Ndësa në masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë vendosur: Alessandro Arcidiacono, 51 vjeç; Vincenzo Pesce, 54 vjeç; Giuseppe Bisantis, avokat 53-vjeçar; Damiano Elia, sipërmarrës bujqësor; Francesca Intrieri, 29 vjeç, sekretare e ndërmarrjes Talarico; Andrea Elia, 41 vjeç dhe Saverio Lento, 62 vjeç, nga Altomonte, njeri i klanit Forastefano.
Detajet e operacionit u bënë të ditura gjatë një konference për shtyp në Selinë e Policisë në Cosenza, dhe prokurori Nicola Gratteri. Po ashtu prokurori Gratteri, zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Detaje nga hetimi për pastrim parash për ‘Turgut Ozal’ kanë dalë në dritë. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për të se...
TIRANË– Babai i dy vajzave që denoncuan nga Infektivi për humbjen e tij si pasojë e Covid, Rifat Lalo, është vëllai i një figure të njohur në vend. Bëhet e...
SHKODËR– Qytetarët në Shkodër janë ngritur në protestë për mbërritjen e Kryeministrit Rama për procesin e vaksinimit. Ata u shprehën për mediat e pranishme...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren Ogerta Manastirliun inspektuan nga afër procesin e vaksinimit me ‘Pfizer’ për bluzat e bardha. I pari...
Aktualitet16 Shkurt 2021, 09:48
TIRANË– Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli, ka ndërruar jetë nga Covid-...
GJIROKASTËR-Kakavija do të jetë e mbyllur për 24 orë. Sipas një njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër bëhet e dituar se d...
SHKODËR–Banorët në Shkodër kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të zonave të përmbytura. Kjo protestë bëhet në ditën kur kryeministri Edi Rama pri...
MAT-Kompania Geci është kallëzuar penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.Padia është bërë pasi kompania nuk ka pastruar aksin rrugor nga Ura e Ulzës në ...
VLORË– Anulohet procesi i vaksinimit anti-COVID në Vlorë. Fushata e vaksinimit për bluzat e bardha të jugut ishte parashikuar që të niste paraditen e sotme...