Politike

Berisha e Basha, dy qëndrime për protestat? Salianji shuan dyshimet: Opozita e unifikuar, s’ka dallime brenda PD-së

6 Maj 2019, 14:45 Nga DOSJA
Berisha e Basha, dy qëndrime për protestat? Salianji shuan dyshimet:

TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike ka folur për qëndrimin dhe aksionin opozitar, ku është paralajmëruar edhe protesta e radhës, më 11 Maj, e cila sipas opozitës do të bëjë ndryshimin e madh.

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel, Ervin Salianji, ka folur edhe për protestat e radhës, si dhe ka shuar dyshimet, lidhur për dy qëndrime të ndryshme brenda Partisë Demokratike, përsa i përket protestave.

“Protesta është mjeti i fundit që u mbetet shqiptarëve kur pushteti është i kapur. Politikisht Rama është i mbaruar. Protestat kanë çuar në agoni qeverinë Rama. Kanë rritur besimin e qytetarëve tek opozita. Parlamenti një institucion që nuk është i legjitimuar për të përfaqësuar njerëzit. Ushtrim demokratik i demokracisë, për aq sa ka mbetur të paktën. Shqipëria është autokraci, jo demokraci. Nuk ka asnjë institucion që të kufizojë pushtetin e kryeministrit”, u shpreh Salianji.

Por, Salianji mohoi zërat se brenda radhëve të Partisë Demokratike ka dy qëndrime të ndryshme: Një ai i kreut aktual të partisë, Lulzim Basha, dhe tjetri i ish-liderit Sali Berisha, që sipas zërave kërkon një aksion më të fortë ndaj qeverisë.

Nuk shoh asnjë dallim në qëndrimet e të dyve. Në të gjitha mbledhjet apo takimet që ne zhvillojmë me të gjitha strukturat, shoh që ka një qëndrim të unifikuar të të gjithë opozitës. Është nga të paktat rastet kur të gjithë grupi paralmmetar, kryesi, e këshill mendojnë njësoj”, tha Salianji.

Marrë  nga: Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji protesta e 11 majit protesta e opozites top talk ervin salianji protesta e 11 majit protesta e opozites top talk

Sondazh

Poll