Politike

Partia Demokratike: Edi Rama i vetmi përgjegjës për dështimin e Shqipërisë, të mos fajësojë askënd

15 Shkurt 2021, 20:12 Nga DOSJA
Partia Demokratike: Edi Rama i vetmi përgjegjës për

TIRANË– Partia Demorkatike e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si personin e vetëm që është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë.

Në një status në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se përpjekjet e Ramës për t’ia hedhur fajin të tjerëve (referuar deklaratave për Europën), nuk do ta shpëtojë atë. 

“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur,”- shkruhet në status.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike rama me gazetaret 15 shkurt 2021 edi rama partia demokratike rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll