Politike

Dënimi i Dritan Dajtit/ Berisha: Çfarë lidhje kishte Rama me të dhe Shullazin para vitit 2005? Pse e liroi Lulzim Berishën?

13 Shkurt 2019, 21:30 Nga DOSJA
Dënimi i Dritan Dajtit/ Berisha: Çfarë lidhje kishte Rama me

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe çështjen e Dritan Dajtit i cili u dënua me 25 vite burg, duke shmangur burgimin e përjetshëm, teksa ishte i ftuar në “Byro Politike”.

Berisha u shpreh se në kohën kur ai qeveriste, Dajti ka marrë atë që meritonte, ndërkohë që shtroi edhe disa pyetje të tjera për kryeministrin Edi Rama, që sipas tij ka pasur lidhje me Dajtin dhe Shullazin përpara vitit 2005.

Sa i përket Dritan Dajtit ka marrë atë që meriton nga qeveria ime. Ai që ka shkruar raportet në Ëikileaks nuk është më në adminsitratën amerikane. Edhe ky që më tha “burrë shteti” nuk është më aty. Ka një vlerësim atje për çdo gjë. Administrata amerikane kanë një gjë shumë të mirë, ka komunikim të lirshëm. Dhe unë flisja për të sqaruar çdo gjë. Drejtor ishte Ahmet Premçi. Ai ka drejtuar operacionin. Edi Rama ka qenë i lidhur.

Ç’lidhje ka patur para 2005-ës me Shullazin dhe Dajtin? Çfarë premtimi i ka dhënë Marko Dajtit kur e mori në koalicion përballë Berishës? Ç’janë ata qytetarë që e vizitonin Dajtin në qeli si të ishte një Guru. Berisha e dënoi përjetë Lulzim Berishën. Rama dhe Dako e liruan. Aldo Bare e arrestoi Berisha, ndërsa Rama i çoi ministrin në qeli. Edhe për Kostandin Xhuvanin tha: “Do vuajë vite të gjata në burg” dhe nuk u dënua me burgim të përjetshëm. Dini ndonjë rast tjetër të vriten  4 njerëz dhe të mos dënohen me burgim të përjetshëm, përveç Dajtit dhe Xhuvanit?”, u shpreh Berisha.

Ditën e sotme teksa bashkëbisedonte me qytetarët e Rrëshenit, kryeministri Edi Rama u përball me një pyetje të një qytetari, i cili kërkonte sqarim për mos dënimin me burg të përjetshëm të Dajtit pasi vrau 4 policë. Rama u përgjigj duke thënë se: Kryeministri nuk fut njeri në burg, qeveria nuk fut njeri në burg, por drejtësia. Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur, pasi e kanë penguar gjykatës dhe prokurorë si këta, që me paturpësinë me të madhe e bënë vrasësin e policëve mikun tim. Këta jo vetëm i ranë me top por kryen një akt kriminal. I rivranë 4 policët. Këtë vendim do të arrijmë që ta zhbëjmë. Këta të gjykatës nuk do të shpëtojnë kaq lehtë”.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan dajti edi rama lulzim berisha sali berisha dritan dajti edi rama lulzim berisha sali berisha

Sondazh

Poll