Politike

Nishani reagon ndaj padisë së Panucc-it: S’kam ndikuar, vendimi me logjikë juridike

13 Shkurt 2019, 21:04 Nga DOSJA
Nishani reagon ndaj padisë së Panucc-it: S’kam ndikuar, vendimi

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka sqaruar përballjen në sallën e gjyqit me trajnerin aktual të kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci.

I ftuar në “Arena” në “Ora News”, Nishani tha se nuk ka ndikuar aspak në gjykimin dhe pushimin e çështjes, teksa shtoi se sjellja e Panuccit nuk ka qënë aspak e hijshme ndaj organeve dhe institucioneve të shtetit shqiptar, pasi ai nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

 “Ka qënë një proces që e kam respektuar maksimalisht. Në mënyrë surprizuese u njoha se ishte depozituar një padi. Gjithsesi kam deklaruar se unë do të respektoj shtetin tim, vendin tim, ligjet e vendit, institucionet e vendit, do të respektoj gjykatën. Kam pajtuar një zyrë avokatie. E kanë ndjekur me shumë kujdes. Është dhënë vendimi. Natyrisht një vendim i cili kishte logjikën juridike dhe logjikën shoqërore. Ajo që më bëri përshtypje në fakt ishte se kishte një vendim të gjykatës për tu paraqitur në sallën e gjyqit, për tu paraqitur në gjykatë. Zotëria në fjalë e refuzoi dhe e injoroi këtë kërkesë dhe këtë vendim të gjykatës. Çka nuk i bën nder atij, pasi është një qytetar i huaj, por ka pranuar për të punuar për institucionet e shtetit shqiptar, duhet të respektoj institucionet e shtetit shqiptar”, u shpreh ish-presidenti Nishani.

Ndërkohë, kujtojmë që Christian Panucci e akuzoi Nishanin për shpifje, teksa i kërkoi një shpërblim moral prej 100 mijë euro.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani christian panucci vendimi i gjykates bujar nishani christian panucci vendimi i gjykates

Sondazh

Poll