Politike

“Mos e sill më Ndrec Dedën se ke punë me ne”, Rama i kthehet qytetarit: Mos votofsh kurrë ti, ne prapë për ju punojmë

13 Shkurt 2019, 17:24 Nga DOSJA
“Mos e sill më Ndrec Dedën se ke punë me ne”, Rama i

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Rrëshen ku bëri një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Një prej qytetarëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të mos kandidonte më Ndrec Deda si kryetar bashkie në Mirditë.

Mos na e bjer më Ndrec Dedën që të kandidojë në Mirditë për kreytar bashkie pasi duam të fitojmë edhe ne të djathtët ndonjëherë. Mos na e bjer më për Zotin se ke punë me ne pastaj,”- tha qytetari dhe më pas e gjithë salla filloi të qeshte.

Unë edhe njëherë po ta përsëris. Ju të djathët keni lindur me fat në Shqipëri. Për punë na keni ne, për rrumpallë keni partinë tuaj. Kështu që ju jeni aq rehat sa s’ka, se ju s’na votoni ne punojmë për ju.

Na bëni gërr gërr gjithë kohës ne prapë punojmë për ju. Na dilni në rrugë me kazan ën dorë ne prapë punojmë për ju. Kurrë mos votofsh ti për Ndrecën e për ne, ne prap nën shërbimin tuaj jemi,”– u përgjigj kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndrec deda rama dhe qytetari ne rreshen rama ne rreshen edi rama ndrec deda rama dhe qytetari ne rreshen rama ne rreshen

Sondazh

Poll