Politike

Rrëshen/ Qytetari i kërkon sqarim Ramës për Dajtin: Si ka mundësi, janë vrarë 4 policë (Video)

13 Shkurt 2019, 16:38 Nga DOSJA
Rrëshen/ Qytetari i kërkon sqarim Ramës për Dajtin: Si ka

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishën në qytetin e Rrëshenit ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e këtij vendi. Një i moshuar ka marrë mikrofonin dhe ka kërkuar një sqarim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit.

“Si ka mundësi që të vriten 4 policë, dhe të realizohet gjykimi i shkurtuar për Dritan Dajtin. Unë e di se ti nuk je jurist, por juristët s’kam ku i gjej. Ti je kryeministër dhe ti duhet ta dish. Unë e di se ligjin se ke bërë ti po e ka bërë Haxhi Qamili i Tropojës, se atij s’ja zë dot emrin me gojë unë (nënkupton ish-kryeministrin Sali Berisha). Por si qytetar kërkoj një sqarim prej teje nëse ka mundësi,”– tha i moshuari.

“Kjo çështje ka të bëjë me njerëz të ligë dhe të korruptuar të cilët kanë parë se ju ka ardhur fundi në sistemin e drejtësisë dhe po I ibien me top. Këta jo vetëm i ranë me top por kryen një akt kriminal. I rivranë 4 policët. Këtë vendim do të arrijmë që ta zhbëjmë. Këta të gjykatës nuk do të shpëtojnë kaq lehtë. Më ka ardhur shumë keq për atë që ka ndodhur por nuk çuditem. Kemi ndërmarrë një reformë që është një operacion i thellë si askush nuk e ka menduar, për të shkulur kancerin nga trupi i sistemit të drejtësisë.

Kryeministri nuk fut njeri në burg, qeveria nuk fut njeri në burg, por drejtësia. Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur, pasi e kanë penguar gjykatës dhe prokurorë si këta, që me paturpësinë me të madhe e bënë vrasësin e policëve mikun tim,” –u përgjigj Rama.

Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se ka nisur hetimin e gjyqtarëve pas kerkësës së depozituar nga Ministria e Drejtësisë për hetimin dhe shkarkimin e 3 gjyqtarëve që vendosën ndryshimin e dënimit për Dritan Dajtin, autorin e ‘masakrës së Durrësit’.

Ndryshimi i dënimit për autorin e ‘masakrës së Durrësit’ që në në plazhin Iliria në Durrës në vitin 2009 në Durrës, vrau 4 policë ka sjellë një valë reagimesh në politikën shqiptare dhe jo vetëm.

Ndërkohë jo e gjithë trupa gjykuese ka qenë në një mendje për dënimin ndaj Dajtit por shumica e tyre kanë qenë për burgim me 25 vite burg. Gjyqtari Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë. Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite. Kjo shihet qartë edhe në vendimin që ka publikuar së fundmi gjyqtari i Shkodrës Vjerdha. 

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndroi prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i dritan dajtit dritan dajti kryeministri edi rama qytetari i kerkon llogari rames rama ne rreshen denimi i dritan dajtit dritan dajti kryeministri edi rama qytetari i kerkon llogari rames rama ne rreshen

Sondazh

Poll