Politike

“A e kapërcen dot oqeanin?”, Berisha i pëgjigjet Ramës për refuzimin e vizës amerikane: Shpifarak, s’kam aplikuar

13 Shkurt 2019, 20:46 Nga DOSJA
“A e kapërcen dot oqeanin?”, Berisha i pëgjigjet

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Byro Politike” sqaroi edhe njëherë akuzat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me refuzimin e vizës amerikane. Berisha u shpreh se nuk i është refuzuar asnjë vizë, pasi nuk ka aplikuar dhe nuk ka ndërmend të aplikojë.

Nuk kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Që nga data e fundit kur kam qenë për një vizitë për pavarësinë nuk kam aplikuar asnjëherë dhe po ta them që nuk kam ndërmend të aplikoj. Këtë gjë ia kam përcjellë, para tre vjetësh Donald Lu. Ai në mënyrë të sinqertë më sugjeroi që duhet të bëja një vizitë.

Jo ambasador i thashë, jo aty, po askund. Pse? Sepse nuk jam më person zyrtar. Miqtë e mi mund ti takoj në udhëtime turistike. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë kurrë mesazh. Kush më njeh mua, e di që nuk kam pasion udhëtimet. Ishte shpifje e një shpifaraku që nuk ka moral,”- theksoi Berisha.

Në seancën e fundit të Kuvendit për muajin janar 2019, pati një përplasje të fortë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Rama e pyeti Berishën nëse e kalon dot oqeanin.

“Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat fliste si trim i madh, shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit,”- u shpreh Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dhe berisha sali berisha viza amerikane edi rama rama dhe berisha sali berisha viza amerikane

Sondazh

Poll