Politike

“Po vdes të më takojë”, Rama ironizon gafat e Bashës nga Rrësheni: Prisni kur të thotë e bëjmë naftën 30 lekë/kw

13 Shkurt 2019, 17:53 Nga DOSJA
“Po vdes të më takojë”, Rama ironizon gafat e

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit ku ka realizuar një bashkëbisedim në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Në bisedë e sipër, Rama ironizoi edhe gafat e bëra nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.

“Ajo që mua më krijon trishtim është ideja që ka ende njerëz të zakonshëm, që u shkojnë mbrapa atyre… si mund t’i shkosh pas Lulit. Mua me vjen keq realisht… një kryetar partie që thotë do bëjmë 3 qind lekë litrin e energjisë. Do thoni ju lapsus, po lapsus makina llogaritëse, lapsus kjo…Prisni kur të thotë ta bëjmë dhe naftën 30 lekë/ë e ta mbyllim këtë punë. Aq shumë e ka përsërit atë 7 herë 7, sa po na bind edhe ne, si 42 si 49 njësoj është,”- tha Rama.

Por më e bukura është kur tha në Krujë, ‘betohem para Sarisalltikut se nuk e takoj më Edi Ramën’, aq shumë do me më taku sa betohet atje… se njeri kur nuk do të të takojë nuk betohet, por betohet atje dhe i thotë atij mos më lër ta takoj se vdiqa me e taku. Aq shumë do të më takojë, sa i kërkon Zotit: aman, mos më le me e taku Ramën, se vdiqa me e taku,”- tha kryeministri Rama, duke bërë ironi me fjalimet e Bashës në Krujë.

Ai vijoi më tej duke u shprehur se Basha merr njerëz nga pas për t’i treguar kryeministrit se ka shumë persona pas tij dhe ta fusë në qeveri.

“Dhe këta që i shkojnë mbrapa dhe i thonë “ta rrëzojmë, ta rrëzojmë”, se ai i do mbrapa që të më thotë mua “e shef sa shumë kam”, kshuqë më fut dhe mua në qeveri se vdiqa,”- përfundoi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama ironi me bashen rama ne rreshen edi rama lulzim basha rama ironi me bashen rama ne rreshen

Sondazh

Poll