Politike

Rrëshen/ Kryeministri Rama përballet me qytetarin: Duam lista të hapura zgjedhjesh, kemi spital skandaloz (Video)

13 Shkurt 2019, 18:28 Nga DOSJA
Rrëshen/ Kryeministri Rama përballet me qytetarin: Duam lista të

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Rrëshen ku bëri një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Gjatë bashkëbisedimit nuk kanë munguar as batutat dhe as replikat. Një ndër banorët e pranishëm në sallë mori mikrofonin dhe krahas arritjeve të qeverisë bëri edhe kritika ndaj saj.

“Duam lista të hapura të hapura zgjedhjesh në mënyrë që të votojmë drejtpërdrejtë kandidatin që duam të na përfaqësojë. Edhe diçka tjetër, ai që të kandidojë për krytar bashkie duhet të jetojë këtu, s’ka drejtime me telekomandë,”- tha ai.

I moshuari më tej kërkoi që të bëhej investim në spitalin e zonës së tyre. “Edhe diçka tjetër, kemi një spital me kushte skandaloze, ne kemi kardiologun më të mirë të Mirditës aty, por ai është 70 vjeç,”- tha ai.

Kryeministri i dha të drejtë qytetarit përsa i përket spitalit por jo përsa i përket listave të hapura. Ai tha se kandidatët ndoshta nuk i kanë zgjedhur drejtpërdrejtë, por sipas kryeministrit Rama më të mirë nuk do të gjenin.

Ne kemi shumë probleme me sistemin shëndetësor, por kemi bërë përparime të mëdha. Thjesht shikoni se si ka qenë sistemi dhe si është bërë,”- u shpreh Rama. Kryeministri përsëriti më tej thirrjen se kushdo mjek që do të punojë në zonat e thella do të paguhet si në Gjermani. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dhe qytetari rama ne rreshen rama per spitalin e mirdites edi rama rama dhe qytetari rama ne rreshen rama per spitalin e mirdites

Sondazh

Poll