Politike

‘Për një Shqipëri pa kanabis’/ Ambasadori Soreca: Rezultatet e prezantuara sot, mbresëlënëse

13 Shkurt 2019, 17:09 Nga DOSJA
‘Për një Shqipëri pa kanabis’/ Ambasadori Soreca:

Ditën e sotme u organizua aktiviteti “Për një Shqipëri pa kanabis”, në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ambasadori u shpreh i kënaqur për rezultatet e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Unë jam krenar që kohët e fundit po ndodhin zhvillime të mëdha për ta ndryshuar këtë. Në këtë drejtim, rezultatet e paraqitura sot janë mbresëlënëse. Ato konfirmojnë dhe amplifikojnë trendin e vërejtur vitin e kaluar në reduktimin drastik të kultivimit në natyrë të kanabisit në Shqipëri.”- u shpreh Soreca gjatë fjalës së tij, duke përgëzuar forcat e policisë shqiptare dhe italiane, ministrinë e brendshme, prokuroritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për këto rezultate shumë të rëndësishme.

Më tej, ai shtoi se falë bashkëpunimit u bë e mundur goditja e katër grupeve dhe arrestimi i mbi 27 personave që bënin trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, Ambasadori Soreca theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë në luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë për të luftuar trafikimin e drogave dhe për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik në komunitetet e prekura. Një kontribut shumë i rëndësishëm fillon këtë vit, me një total prej gati 20 milionë eurosh. Programi i ri do të përmirësojë kapacitetet e Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorisë së Përgjithshme dhe agjencive përkatëse.”, u shpreh ambasadori i BE.

 

(K.H/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kanabis ne shqiperi luigi soreca policia e shtetit raporti per drogen kanabis ne shqiperi luigi soreca policia e shtetit raporti per drogen

Sondazh

Poll