Aktualitet

‘Më operoi nënën, por vdiq’/ Në SPAK që prej gushtit! QSUT dërgon denoncimin për Evin Priftin, pacientja e “djeg”

15 Shkurt 2021, 12:01 Nga DOSJA
‘Më operoi nënën, por vdiq’/ Në SPAK që

TIRANË– Emri i mjekut Edvin Prifti duket se ka qarkulluar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që prej gushtit të vitit të shkuar. Qendra Spitalore Universitare “Nën Tereza”, ku Prifti punonte si kardiokirurg kishte depozituar një ankesë në SPAK, e cila vinte nga vajza e një pacienteje, e cila ka ndërruar jetë pasi kishte kryer në operacion në zemër.

Sipas “Anna Ademit”, mjeku Edvin Prifti i kishte marrë para për operacionin dhe të gjithë bisedën kur pretendohet se është zëri i kardiokirurgut e kishte regjistruar. 

QSUT në datën 10 shkurt ka marrë dijeni përmes një profili në Facebook, për një audio në të cilën dëgjohet biseda e dy personave, sipas personit të identifikuar si Anna Ademi, një prej tyre është profesor Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardokirurgjisë pranë QSUT. Profesori flet me një familjar pacienti, ku e orientonte t’i drejtohej një strukture mjekësore, private,”-thuhet në shkresën që QSUT i ka dërguar SPAK.

Mësohet se kjo çështje po hetohet paralelisht me atë të mamasë së sekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila në përgjimet e publikuara nga dosja hetimore, flet për preferencat e mjekut në valutën e monedhave. 

Si lidhet mjeku me dosjen “Kruja”?

Në përgjimet që prokuroria po kryente ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, në skenë doli emri i mjekut Edvin Prifti. Mjeku sipas prokurorisë mori një shumë parash nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, që ti kryente një ndërhyrje jashtë radhe. Pas operacionit ku u arrestua gjyqtarja, SPAK gjeti 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrën dhe shtëpinë e mjekut Edvin Prifti. Fillimisht ai u pezullua nga detyra bashkë me infermieren Trëndafile Frëngu, ndërsa sot në mënyrë të beftë, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti gjykata e krujes edvin prifti gjykata e krujes

Sondazh

Poll