Aktualitet

Humbi jetën pa shkuar dot në spital, e moshuara në Dibër është e ëma e ish-deputetit të PD, Sali Shehu

15 Shkurt 2021, 11:59 Nga DOSJA
Humbi jetën pa shkuar dot në spital, e moshuara në Dibër

DIBËR- E moshuara që humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin Rajonal të Dibër një ditë më parë, mësohet se është nëna e ish deputetit të PD Sali Shehu, i cili iu bashkua Partisë Fryma e Re Demokratike e krijuar nga ish presidenti Bamir Topi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara F.Shehu kishte pësuar paralizë dhe u nis të transportohej për në spital. Rruga e bllokuar nga bora në fshatin Limjan, vonoi transportimin në kohë të të moshuarës, megjithë ndihmën e dhënë nga të rinj të Limjanit, humbi jetën pasditen e së dielës.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa e moshuara është viktima e dytë që humb jetën për shkak të bllokimit të rrugëve nga moti i keq. Dje, një grua e infektuar me COVID19, humbi jetën pasi autoambulanca që po e transportonte drejt spitalit në Tiranë u aksidentua në Durrës. Ngjarja u shënua në orën 03:45, në autostradë, ku drejtuesi 51 vjeçar humbi kontrollin e mjetit që u përmbys në anë të rrugës pranë Maminasit. Nga të dhënat e para shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lëvizjes së autoambulancës dhe prania e dëborës në rrugë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali shehu viktimat e motit te keq ne shqiperi sali shehu viktimat e motit te keq ne shqiperi

Sondazh

Poll