Aktualitet

Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Jam karantinuar, po ndjek udhëzimet e mjekëve

15 Shkurt 2021, 10:25 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Jam karantinuar, po

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar nga pandemia e koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ky eshe shkruan se është izoluar në banesë për të shmangur përhapjen e infektimeve.

Ndër të tjera, Kushi bën edhe njëherë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullar për të shmangur infektimin.

“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!,”-shkruan ajo.

Kushi është një prej personazheve të Partisë Socialiste që ka thyer rregullat e vendosura, pasi vetëm pak ditë më parë u fotografua duke luajtur volejboll në Elbasan brenda një palestre të mbyllur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi evis kushi me covid evis kushi evis kushi me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 09:11

DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...