Aktualitet

Ndryshon pista e hetimit për zhdukjen e Davide Pecorellit/ Dyshohet se biznesmeni italian ishte i përfshirë në trafikun e dr

15 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Ndryshon pista e hetimit për zhdukjen e Davide Pecorellit/ Dyshohet se

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.

Në fillim ishin dy pista kryesore: ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. Mirëpo ‘Faxweb’ bën të ditur se hetimi ka ndryshuar rrjedhë pasi besohet se Pecorelli ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë vrarë për shkak të aktivitetit kriminal me të cilin merrej, që është trafikimi i lëndëve narkotike. Dyshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e lëndëve narkotike.

Tashmë mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë janë dërguar në Itali aty ku do ju bëhet ADN-ja me vëllanë e Pecorellit për të mësuar nëse biznesmeni ndodhej në makinë ose jo.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe. Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 09:11

DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...