Aktualitet

‘Do e largoj nga spitali’/ Qytetari kërkon nxjerrjen e të afërmit nga Infektivi: I kemi nisur procedurat, po na zvarrisin

15 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
‘Do e largoj nga spitali’/ Qytetari kërkon nxjerrjen e të

TIRANË– Një qytetar ka kërkuar nga spitali Infektiv nxjerrjen e personit të afërm që ka të shtruar për shkak të Covid. Për mediat ai është shprehur se është mjek vetë dhe do ti shërbejë më mirë. Gjithashtu ai bën të ditur se tashmë i ka nisur procedurat për nxjerrjen e familjarit nga Infektivi mirëpo po ia zvarrisin.

Qytetari i cili jeton në Kashar tha se familjarin e tij do ta nxjerrë me oksigjen nga spitali për ta transportuar në banesë.

“Dua të më thonë është mirë apo jo. Vetëm kaq. Ajo më thotë ‘ti mos më bëj telefon’. Si mos i them për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11. Vijmë nga Kashari. Do e largoj nga spitali. Do ti shërbej më mirë. Jam mjek vetë. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura dhe po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minuta. Do ta lëvizim me oksigjen. Duhet ndihmuar dhe pikë”.- është shprehur qytetari.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa të shtruarit në spitale ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi sot hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjari nxjerr te afermin nga infektivi infektivi ngjarja te infektivi familjari nxjerr te afermin nga infektivi infektivi ngjarja te infektivi

Sondazh

Poll