‘Ne ballistët i duam gratë, në shtëpi, jo nëpër male’/ Deklarata seksiste e Alimadhit, ndërhyn Gramoz Ruçi: Tërhiqe
15 Shkurt 2021, 11:52Nga DOSJA
TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur me kreun e Partisë “Balli Kombëtar”, Adriatik Alimadhi. Deputeti i opozitës u indinjuar pasi parafolësi i tij, Taulant Balla përmendi termin “ballist”, teksa fliste për rolin e grave në politikë.
Pa duruar dot, Alimadhi ka ndërhyrë nga vendi dhe më pas është çuar në foltore, duke bërë një deklaratë seksiste ndaj politikaneve. Fillimisht ishin ato që reaguan të parat me pasthirrma nga ulëset e tyre, derisa më pas ndërhyri vetë Ruçi, i cili i tha disa herë që të kërkonte ndjesë.
PJESË NGA BISEDA:
Gramoz Ruçi: A ka mundësi të mbaroj unë njëherë? S’është sharje po të them ballisht? Ti më ke thënë 100 herë komunist dhe se’të kam thënë gjë. Që edhe s’jam. Ti je ballist dhe të vjen rëndë kur përmendet ballisit. Po ç’replikë ke për ballistët?
Alimadhi: Ne ballistët i duam gratë por i duam në shtëpitë tona, dhe jo nëpër male. QË ta kuptosh ti mirë këtë.
Gramoz Ruçi: Ndërpritet fjala. Tërhiq atë që the.
Alimadhi: Nuk tërheq asnjë? Ulu poshtë! Apo mirë rri aty pastaj. Po të rrish aty do të të përjashtoj nga seanca.
TIRANË– Një qytetar ka kërkuar nga spitali Infektiv nxjerrjen e personit të afërm që ka të shtruar për shkak të Covid. Për mediat ai është shprehur se ësht...
DURRËS– Prej disa ditësh vendi është pushtuar nga temperaturat e ulëta dhe moti i keq, i cili ka shkaktuar problematika në bllokimin e akseve dhe ndërprerj...
TIRANË– Infektime me koronavirus janë konfirmuar në institucionet shqiptare të drejtësisë. Kështu me Covid rezulton gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme ...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar nga pandemia e koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë me anë të një postimi në rrjetet...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli.Në fillim ishin dy pista kryesore: ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasje...
DURRËS– Policia e Durrësit ka prangosur një 23-vjeçar nga Palestina, i cili tentoi që të vidhte një taksi, duke plagosur shoferin e saj. Burime për ...
TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Ky i fundit do të akuzohet për kallëzim të rremë pas dëshmisë që dha në muajin...