Aktualitet

Mori taksi në Tiranë, po shkonte në Durrës! 23-vjeçari palestinez nxjerr thikën dhe kërcënon shoferin, donte t’i merrt

15 Shkurt 2021, 09:55 Nga DOSJA
Mori taksi në Tiranë, po shkonte në Durrës!

DURRËS– Policia e Durrësit ka prangosur një 23-vjeçar nga Palestina, i cili tentoi që të vidhte një taksi, duke plagosur shoferin e saj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 23-vjeçari palestinez mori taksi në Tiranë dhe po shkonte me të drejt Durrësit.

Sapo ka hyrë në zonën e Fllakës, 23-vjeçari kërcënoi taksistin duke i vënë thikën në fyt 40-vjeçarit nga Tirana me iniciale D.M. Shoferi i taksisë nuk i është bindur dhe është përleshur me palestinezin, duke marrë edhe dy plagë në dorë. Në momentin kur i riu është larguar, taksisti ka njoftuar Policinë, e cila ka arritur që të prangosë 23-vjeçarin.

I riu nga Palestina do të dalë para drejtësisë, pasi akzuohet për veprën penale “vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, tha Policia në njoftimin e saj për mediat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet palestinezi durres policia e durresit arrestohet palestinezi durres policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 09:11

DIBËR–F.Shehu, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sali Shehu ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasditen e djeshme në fshatin Limjan të njësis...