Aktualitet

“Mami është detyruar t’i lirojë kriminelët nga burgu,”/ Deklarata e të bijës nxjerr nga qelia gjyqtaren Enkelejda Ho

15 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
“Mami është detyruar t’i lirojë kriminelët nga

TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është nxjerrë nga qelia e paraburgimit për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se magjistratja do të merret në pyetje në lidhje me pretendimet e familjarëve, se ajo është kërcënuar për të liruar nga qelia persona të rrezikshëm. Hoxha do të pyetet nëse pretendimet e familjarëve të saj qëndrojnë.

Të shtënën, ditë kur gjyqtarja doli para GJKKO-së, për t’u njohur me masën e siguriusë, e bija dhe babai, u shprehën se ajo ishte e drejtë në marrjen e vendimeve, por se mund të ishte kërcënuar. 

Vetëm dy ditë më parë, Anta Kraja do të deklaronte para mediave: Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar.

Por përse akuzohet gjyqtarja?

Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll