Bota

Deputeti shqiptar në Serbi Kamberi drejton një kërkesë për Osmani dhe Kurtin: Duhet hartuar një plan për të ndihmuar qyt

15 Shkurt 2021, 11:05 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar në Serbi Kamberi drejton një kërkesë

KOSOVË-Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, i cili u bë i njohur në të gjithë trevat shqiptare, pas fjalimit që mbajti në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Sipas Gazeta Express, Kamberi ka uruar LVV-në dhe Vjosa Osmanin, për rezultatet e zgjedhjeve, ku ata kanë kryesuar.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, është e rëndësishme që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike.

Po ashtu, Kamberi ka theksuar se është e rëndësishme hartimi dhe zbatimi i një plani dhe programi shtetëror në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, i cili do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, z.Albin Kurti dhe znj.Vjosa Osmani, për fitoren e tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.
Shpreh po ashtu mirënjohjen time për partitë e tjera politike garuese në këto zgjedhje, përkatësisht për qëndrimet e tyre të matura politike, lidhur me rezultatin preliminar zgjedhor. Për Luginën e Preshevës në veçanti dhe për shqiptarët në Serbi në përgjithësi, mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë funksionale dhe demokratike. Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” dhe të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, shpreh përkushtimin tim të plotë, për të bashkëpunuar me institucionet e reja legjislative, ekzekutive dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Aq më tepër duke pasur parasysh se Republika e Kosovës mbetet shembull i veçantë pozitiv në rajon, lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese që garanton për pjesëtarët e minoriteteve. Shembull që shpërfaq po ashtu asimetrinë dhe mosharmonizimin e të drejtave të minoriteteve me Republikën e Serbisë në veçanti, por edhe me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Andaj edhe mbetet jetik hartimi e zbatimi i një plani dhe programi shtetëror të Republikës së Kosovës, në bashkërendim me të zgjedhurit e Luginës së Preshevës, në funksion të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në kushte të shtypjes dhe të diskriminimit të tyre, nga ana e aparatit shtetëror të Republikës së Serbisë,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot’/ Numërohen 98% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti pranon humbjen, Kurti: Mandat pa hakmarrje (ZHVILLIMET E FUNDIT)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora shaip kamberi zgjedhjet ne kosove shaip kamberi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2021, 10:38

BE: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin k...