Bota

Silvio Berlusconi del nga spitali: Mendova fundin, kisha frikë. Premtimi që i bëri mjekëve

6 Maj 2019, 15:02 Nga DOSJA
Silvio Berlusconi del nga spitali: Mendova fundin, kisha frikë. Premtimi

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dalë nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjikale. Menjëherë pas lirimit të tij 82-vjeçari ka dhënë një deklaratë për mediat ku edhe ka folur lidhur me gjendjen e tij.

“Unë jam mirë, kam pasur frikë. Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit, saqë më bënë të besoj se po më vinte fundi por jam shëruar shumë mirë,” tha ai.

82-vjeçari u shtrua në spital të marten me dhimbje akute të barkut, sëmundje që e bëri të humbasë një tubim të partisë së tij “Forza Italia” përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane të këtij muaji.

“Unë u premova atyre që u kujdesën për mua: do të bëj fushatë për zgjedhjet,” tha Berluskoni.

Berluskoni ishte kryeministër i Italisë për forcën e tij të qendrës së djathtë “Forza Italia” tre herë përgjatë viteve 1994 dhe 2011.

“Forza Italia” aktualisht është në opozitë, me 105 deputetë në shtëpinë e Parlamentit italian me 630 vende.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni del nga spitali silvio berlusconi itali silvio berlusconi del nga spitali silvio berlusconi itali silvio berlusconi

Sondazh

Poll