Bota

Google hap laboratorin e tij të parë të Inteligjencës Artificiale në Gana të Afrikës

6 Maj 2019, 10:41 Nga DOSJA
Google hap laboratorin e tij të parë të Inteligjencës

Afrikë-  Google ka hapur laboratorin e tij të parë të Inteligjencës Artificiale, në Gana të Afrikës. Kjo kompani tani dëshiron të pozicionojë veten si një kompani e parë dhe me qendrat kërkimore anembanë globit në vende të tilla si Tokio, Zurich, Nju Jork, Paris dhe së fundmi në Gana.

“Kur bëjmë shkencë, rezultatet e hulumtimeve tona, zakonisht dhe me shpresë, sepse janë të një cilësie të mirë, shkojnë shumë më tej sesa presim dhe shpresojmë që të shohim të njëjtat gjëra të ndodhin këtu në Accra dhe në të gjithë Afrikën”, tha shefi i Google në Afrikë, Moustapha  Cisse.

Ciesse, një ekspert nga Senegali, thotë se qendra angazhohet drejtpërsëdrejti me kërkuesit në universitetet afrikane duke ofruar grante për ata që janë të interesuar në fusha të ndryshme. Cisse kryeson një ekip prej nëntë të tjerëve që përfshijnë shkencëtarë dhe inxhinierë softueri. Anëtarët e ekipit vijnë nga nëntë vende të ndryshme si Lesoto, Uganda dhe Irlanda, ndër të tjera.

Tashmë robotët artificialë mund t’u vonohen në ndihmë edhe fermerëve.

Burimi: CNN

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota google në afrikë moustapha  cisse. google në afrikë moustapha  cisse.

Sondazh

Poll