Bota

“Kosova asnjë hap pas për taksën ndaj Serbisë”/ Përfundon ultimatumi i Vuçiç. Çfarë masash do të merren

6 Maj 2019, 13:53 Nga DOSJA
“Kosova asnjë hap pas për taksën ndaj Serbisë”/

KOSOVË- Ndërsa sot përfundon ultimatumi ipresidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës, kjo e fundit është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa.

Pavarësisht paralajmërimeve të Vuçiç se do të merren masa të ashpra ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa për mallrat serbe, ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala, shprehet se taksa do të vijojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Në një prononcim për gazetën “Zëri” në Kosovë, ministri Shala shprehet: “Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”.

Ndërsa ultimatumi i Serbisë përfundon sot, nuk dihen ende ‘masat e ashpra’ që janë paralajmëruar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër një sërë vendesh të Bashkimit Europian janë kundër kësaj takse, por pavarësisht kësaj, Kosova vijon t’i qëndrojë kësaj mase, deri në njohjen e Pavarësisë nga Serbia.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni haradinaj taksa per mallrat serbe ultimatumi i vuçiç haradinaj taksa per mallrat serbe ultimatumi i vuçiç

Sondazh

Poll