Bota

Zëdhënësja e BE refuzon Gjermaninë e Francën: Mbetemi të vetmit në dialog Kosovë-Serbi

6 Maj 2019, 08:36 Nga DOSJA
Zëdhënësja e BE refuzon Gjermaninë e Francën: Mbetemi

TIRANË- Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç, shprehet se Frederika Mogerini duhet të jetë e vetmja ndërmjetëse për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo është deklarata për median serbe “Novosti” nga  zëdhënësja e BE, në lidhje me paralajmërimet se në tërë procesin mund të përfshihen në mënyrë aktive Gjermania dhe Franca në veçanti.

Kocijaniçiç thotë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, duke përfshirë një datë të re të mundshme. Zëdhënësja e Mogherinit thekson se shefja e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e saj.

Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, përfaqësuesja e lartë evropiane të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brionit në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Gjithashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë taksën për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, u shpreh ajo.

Dialogu Kosovë-Serbi tashmë ka ngirë dhe pritet një zhbllokim pas Samitit të Berlinit. Pritet që në lojë të futet Gjermania dhe Franca, të cilat kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoves serbi frederika mogerini hashim thaci zëdhënësja e be-së dialogu kosoves serbi frederika mogerini hashim thaci zëdhënësja e be-së

Sondazh

Poll