Bota

Trump paralajmëron palestinezët: Jepini fund dhunës ndaj Izraelit ose do të shihni më shumë mjerim

6 Maj 2019, 14:25 Nga DOSJA
Trump paralajmëron palestinezët: Jepini fund dhunës ndaj Izraelit

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Izraelit, ndërsa paralajmëron popullin e Palestinës në rripin e Gazas, se nëse do të vijojnë sulmet terroriste, do të ketë më shumë mjerim për ta.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Trump shprehet: “Këto akte terroriste kundër Izraeilt nuk do të sjellin për ju asgjë tjetër pos mjerimit”, ndërsa i bën thirrje popullit të Gazas që t’i japin fund dhunës.

“Edhe një herë, Izraeli përballet me një breshëri të sulmeve vdekjeprurëse me raketa nga grupet terroriste Hamasi dhe xhihadistët islamik. Ne mbështesim Izraelin 100% në mbrojtjen e qytetarëve të saj ….”, – shkruan Trump.

Më tej ai shton: “Për popullin e Gazës – këto veprime terroriste kundër Izraelit nuk do t’ju sjellin asgjë, por më shumë mjerim. Jepini fund dhunës dhe punoni drejt paqes – kjo mund të ndodhë!”.

Të paktën 18 vetë u vranë nga sulmet e Izraelit gjatë të dielës në Gaza, njoftoi WAFA, ndërsa Forcat e Mrojtjes Izraelite ndërmerrin masa për të mbrojtur civilët nga qindra raketa që nisën nga Hamasit apo militantët e xhihadit islamik që kishin përshkallëzuar të shtunën.

Nga sulmet mbi Izraelin kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sulmet në izrael sulmet në palestinë trump paralajmëron palestinezës sulmet në izrael sulmet në palestinë trump paralajmëron palestinezës

Sondazh

Poll