Bota

Pas samitit të Berlinit, Vuçiç i nervozuar: Kosova do të jetë e pavarur, por as propozimin s’ma dëgjuan

6 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Pas samitit të Berlinit, Vuçiç i nervozuar: Kosova do të

Serbi- Pas samitit të Berlinit Aleksandër Vuçiç ka fajësuar kundërshtarët që nuk e përkrahën në idenë e tij për coptimin e Kosovës.  Ai thekson se plani për copëzimin e Kosovës është plani i tij.

Presidenti serb tha në TV ‘Pink’ se “ajo që ka ofruar ai nuk ka mundur të kalojë për shkak të presionit të madh të disa shteteve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës, të cilat kanë aktivizuar agjenturat e tyre politike e mediatike në vende të ndryshme”.

“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim [për Kosovën]. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar [propozimin]. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Tash kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar [propozimin]. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, u shpreh Vuçiç ndaj kundërshtarëve të tij.

Ai ka theksuar më tej se Kosova do të jetë e pavarur në territorin e saj.

“Tash ju pyes juve cila është zgjidhje tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë  pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë  dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni  realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiç.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic coptimi i kosovës samiti i berlinit aleksander vucic coptimi i kosovës samiti i berlinit

Sondazh

Poll