Bota

Zbulohen varret e lashtë 4,500- vjeçarë pranë piramidës së Gizës

6 Maj 2019, 13:38 Nga DOSJA
Zbulohen varret e lashtë 4,500- vjeçarë pranë

GIZA, EGJIPT- Arkeologët që ndodhen aktualisht në ekspeditat arkeologjike pranë piramidave të Gizës kanë zbuluar varre të lashtë egjiptiane që datojnë rreth vitit 2.500 p.e.s, ku janë zbuluar edhe varrezat e zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Ky zbulim përfshin një varr familjar gëlqeror nga dinastia e pestë e Egjiptit, një periudhë që përfshin periudhën e 25-të deri në shekullin e 24-të p.e.s,”– sipas Ministrisë së Antikiteteve.

Varri përmban mumiet e dy njerëzve: Behnui-Ka, i cili mbajti shtatë tituj gjatë periudhës së qeverisjes dhe Nji, i njohur edhe si “shefi i shtetit të madh” dhe “pastrues” i faraonit Khafre. (Faraoni Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25-vjet.)

Arkeologët gjithashtu gjetën objekte të ndryshme në varr, duke përfshirë një statujë gëlqerore të njërit prej burrave, gruas dhe djalit të tyre.

Gjatë gërmimeve u gjet një arkivol prej druri që daton në atë epokë, me ngjyra të ndritshme dhe dekorime të përpunuara. Disa prej arkivoleve gjithashtu paraqisnin hieroglifet në kapakët e tyre dhe u gjetën afër fragmenteve me maskat prej druri.

Burimi: CNN 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota piramida e gizes varret e lashte egjiptiane zbulohen varret e lashta piramida e gizes varret e lashte egjiptiane zbulohen varret e lashta

Sondazh

Poll