Bota

Vjen në jetë fëmija i parë i Meghan Markle dhe princ Harry-t

6 Maj 2019, 13:51 Nga DOSJA
Vjen në jetë fëmija i parë i Meghan Markle dhe princ Harry-t

Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë! Fëmija është djalë dhe ka ardhur në jetë mëgjesin e sotëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se dukesha dhe bebushi janë mirë me shëndet.

 

“Jemi të lumtur të njoftojmë se shkëlqesia e tyre duka dhe dukesha e Sussex-it mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit të 6 majit, 2019. Djali peshon 3,3 kilogramë. Dukesha dhe bebi janë mirë dhe të shëndetshëm dhe çifti mbretëror falënderon publikun për emocionet dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës së tyre”, -shkruhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Meghan dhe Harry-t në Instagram.

Emri i vogëlushit ende nuk është bërë publik dhe as fotoja e tij e parë!

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota meghan markle princi harry meghan markle princi harry

Sondazh

Poll