Politike

“Duartrokisni në vend që të murmurisni”/ Paloka-Ramës: U talle me mirditorët

13 Shkurt 2019, 16:12 Nga DOSJA
“Duartrokisni në vend që të murmurisni”/

Nënkryetari i Partisë Demokratike , Edi Paloka ka thënë sot se kryeministri Edi Rama fyen administratën, ndërsa ata e duartrokasin.

Paloka në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rama i talli dhe i fyeu mirditorët dhe sipas tij në vend që ata të reagonin kundër, e duartrokitën atë.

I tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin… Më e keqja është se një pjesë e pjesmarrësve e duartrokitën pas kësaj”.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

I tall, i fyen dhe i urdheron ta duartrokasin… Me e keqja eshte se nje pjese pjesmarresve e duartrokiten pas kesaj. Kjo sapo ndodhi ne takimin e Rames me administraten dhe militante te “rilindjes” ne Mirdite . Pasi ju tregoi perralla per arritjet imagjinare te “rilindjes”, duke folur per turistet qe do te vershojne ne Mirdite pas ketyre “arritjeve” , Rama leshoi nje nga ato qe ka zakon : “Ata (turistet) do vijne pastaj ketu te degjojne perrallat e mirditoreve…”-ju tha mirditoreve. Kjo deklarate e Rames u prit me murmurima pakenaqesie ne salle, por Rama , qe e kuptoi cfare reagimi ngjalli, jo vetem nuk u terhoq por me arrogance ju tha: “Duartrokisni ne vend qe te murmurrisni…” E cfare ishte me e keqja disa prej atyre ne salle e duartrokiten. Jo te gjithe per hir te se vertetes, po do kete qene ajo pjesa qe partine e vene jo vetem mbi ardheun( sic eshte shprehur ideologu Tao Palla) por me sa duket dhe mbi nderin dhe dinjitetin e vetes. Po ne do dalim me 16 edhe per ata…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama rama ne rreshen edi paloka edi rama rama ne rreshen

Sondazh

Poll