Bota

Zgjedhjet/Kreu i opozitës në Maqedoninë e Veriut: Siljanovska humbi si pasojë e manipulimeve

6 Maj 2019, 08:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet/Kreu i opozitës në Maqedoninë e Veriut: Siljanovska

Maqedoni e Veriut: Pasi Stevo Pendarovski u shpall presidenti i Maqedonisë së Veriut, menjëherë reagoi edhe kryetariiopozitës  VMRO-DPMNE-së, Hristian Micksoki.

Ai deklaroi se Gordana Siljanovska humbi  si pasojë e manipulimeve, falsifikimeve të rënda dhe të shantazheve që bëri në këto zgjedhje LSDM-ja, sipas tij Zoran Zaevi dhe Stevo Pendarovski.

“Sot kishte kërcënimi, gishta të shpejt, indikacione për blerje të votave. Këto nuk janë vlera evropiane. Maqedonisë për këtë arsye i nevojitet qeveri teknike që do të garantonte zgjedhje të drejta. Për këtë shkak Zoran Zaev iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këtë nuk e them për të kërkuar alibi, por kjo është e vërteta e hidhur. Do t’i mposhtim së bashku me popullin, me popullin e ndershëm. Ata e dinë se kjo është rezultat i keq për ata. Rezultati është pasoj e tregtisë, dhe këtë e di Zaevi. Por, kjo do të rëndoj edhe mbi Pendarovskit Stevo. Sot Maqedoni zgjohet në realitet të ri, që nënkupton qeveri të deliegjitmuar.”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hristian micksoki stevo pendarovski president zgjedhjet në maqedoninë e veriut hristian micksoki stevo pendarovski president zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll