Sport

VIDEO / Barcelona, “inatin” e Kupës, e shfryn ndaj Alavesh…

14 Shkurt 2021, 07:28 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona, “inatin” e Kupës, e shfryn ndaj

SPANJE – Barcelona, pas humbjes 2-0 me Sevilja për Kupën e Mbretit, ka fituar 5-1 në “Camp Nou” përballë Alaves, duke u rikthyer në vend të dytë në La Liga. Diferenca me Atletiko Madrid është 8 pikë, teksa skuadra e Simeones kanë luajtur një ndeshje më pak.

Katalanasit pjesën e pare e mbyllën me dy gola epërsi. Trinkao (29’) zhbllokoi takimin, pas një goli të anulluar nga VAR në minutën e 36-të, Leo Mesi (45’+1) do të realizonte në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes.

Luis Rioja (57’), i aktivizuar në pjesën e dytë, ngushtoi rezultatin, gol që i zgjoi katalanët për të shfryrë “inati” ndaj Alavesh. Sërish Trinkao (74’) dhe Leo Mesi (75’) do të ishin autorë golash. “Manitën” e katalantasve, që shënuan tre gola në gjashtë minuta, do ta plotësonte Zhunior Firpo (80’).

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alavesh atletiko madrid barcelona firpo leo mesi trinkao alavesh atletiko madrid barcelona firpo leo mesi trinkao

Sondazh

Poll