Sport

I ftohti dhe dëbora mund të shtyjnë ndeshjen e kampionatit shqiptar, ja pamjet e fushës

13 Shkurt 2021, 09:59 Nga DOSJA
I ftohti dhe dëbora mund të shtyjnë ndeshjen e kampionatit

PESHKOPI-Reshjet e dëborës kanë mbuluar sot qytetin e Peshkopisë, duke bërë që ndeshja Korabi-Veleciku mund të mos luhet. Takimi është i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Parë dhe është programuar të luhet në orën 13:30.


Sipas informacioneve të fundit, rreshjet e dëborës vazhdojnë ende duke e bërë terrenin e stadiumit jopraktik. Me shumë mundësi organizatorët së bashku me delegatët e FSHF-së do të diskutojnë që takimi të shtyhet në një datë tjetër.Nuk kanë munguar as videot e postuara në “Instagram” nga futbollistët e Korabit, të cilët kanë pasqyruar dëborën e dendur që ka mbuluar qytetin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria e pare korabi veleciku kategoria e pare korabi veleciku

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2021, 18:00

Ronaldo i pari në botë, edhe për Instagram

ITALI – Kristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. Ylli i Juventusit është bërë personi i parë që arrin mbi 50...