Sport

Bayern Munich i rrëmben objektivin kryesor Milanit dhe “boshatis” Bundesligën, mbrojtësi francez ka firmosur me bavarezë

12 Shkurt 2021, 21:48 Nga DOSJA
Bayern Munich i rrëmben objektivin kryesor Milanit dhe

GJERMANI-Dayot Upamecano do të jetë futbollisti më i ri i Bayern Munich duke filluar nga sezoni 2021-2022. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv,Hasan Salihamidzic i cili zbuloi për Bild se ai tashmë kishte arritur një marrëveshje me mbrojtësin që aktivizohet me Leipzig.

“Unë mund të konfirmoj që Upamecano do të luajë te Bayern Munchen. Diskutime intensive për shumë muaj. Në fund të këtij procesi të gjatë, lojtari, familja e tij dhe agjentët janë të bindur se Bayern Munich është klubi i duhur për të vazhduar karrierën e tij.”

Bayern Munich, sipas të përditshmes gjermane, do të paguajë klauzolën e kontratës së mbrojtësit francez ku do të paguajë 42.5 milion euro dhe kështu mposhti konkurrencën e ashpër. Kujtojmë që Upamecano muajt e fundit ishte lidhur edhe me Milanin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich leipzig upamecano bayern munich leipzig upamecano

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2021, 18:00

Ronaldo i pari në botë, edhe për Instagram

ITALI – Kristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. Ylli i Juventusit është bërë personi i parë që arrin mbi 50...