Aktualitet

HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH

13 Shkurt 2021, 06:24 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vendi ynë është mbuluar sot nga reshjet e dëborës. Që nga mesdita e të shtunës, reshjet e dëborës kanë nisur të dendura në qarkun e Korçës, Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës e Elbasanit. Si rrallë herë edhe në Tiranë ka nisur të zbardhë prej dëborës, dhe sipas parashikimeve reshjet do të vijojnë edhe gjatë natës. 

Por bashkë me motin kanë ardhur edhe problematikat për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut e dëborës. Shkollat, ato që kishin mbetur të hapura nga pandemia e koronavirusit, do të mbyllen nga data 15-19 shkurt, ndërsa mësimi do të zhvillohet online.

Ndërkohë edhe Policia Rrugore dhe ARRSH-ja kanë shpërndarë edhe disa këshilla për shoferët duke u markuar edhe zonat me rrezik prej borës e ngricave. Të gjithë ata që do të qarkullojnë me makinë, duhet të mbajnë me vete zinxhirët dhe gomat e dëborës. 

Deri më tani në Lezhë dëbora ka kapur 4 cm, duke mos munguar as në plazh, ku në Shëngjin është shtruar “tapeti i bardhë”. Reshjet e dëborës janë të shoqëruara me një erë të fortë. Por përveç peizazhit që nuk duhet humbur, moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës sjellin rreziqe, ku dy automjete janë përplasur në Lezhë, për fat të mirë pa dëme. Dëbora e dendur në Lezhë ka sjellë edhe pezullimin e ndeshjes BesëLidhja-Partizani.

Situata është e rënduar edhe në Korçë duke disa akse janë të bllokuara dhe autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të mbajnë zinxhirë dhe kushdo që i drejtohet qytetit ti ketë të vendosura në makinë.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe Dibrën, po ashtu edhe Peshkopinë, duke penguar edhe ndeshjet sportive. Ndeshja Korabi-Veleciku është shtyrë pasi fusha e blertë e qytetit është mbuluar nga dëbora. Reshjet e shumta të borës si dhe era e madhe kanë krijuar disa probleme në energji elektrike në Dibër.

Dëbora ka mbërritur edhe në Tiranë në mesditë.  Zonat që janë të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik, ku autoritetet apelojnë për përdorimin e zinxhirëve.

Reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në mbrëmje ku nga dëbora do të përfshihet edhe Tirana, Gjirokastra, por më të pakëta do të jenë reshjet e dëborës në Vlorë apo Sarandë.

(A.K;I.A;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikim i motit 13 shkurt 2021 moti i keq ne shqiperi parashikim i motit 13 shkurt 2021

Sondazh

Poll