Aktualitet

“220 mijë eurot i ka fituar në çmime”/ Avokati i mjekut kardiolog ngre dyshimet në seancë: Pse operacioni i SPAK u bë

13 Shkurt 2021, 11:09 Nga DOSJA
“220 mijë eurot i ka fituar në çmime”/ Avokati i

TIRANE- Henrik Ligori, avokati i mjekut kardiolog Edvin Prifti ka ngritur dyshimet pse operacioni i SPAK u zhvillua në këtë moment. Ligori u shpreh në gjykatë se krimi për të cilin akuzohet mjeku Prifti është hipotetik dhe nuk ka prova. Ai po ashtu sqaroi se paratë e gjetura në shtëpi, një pjesë e tyre, 220 mijë euro janë fituar nga klienti i tij në çmime ndërkombëtare.

“Pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni por u bë tani. Pse po ndërhyhet pikërisht në vigjilje të fushatës zgjedhore? 220 mijë euro janë para të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Masa është dhënë për një krim hipotetik për të cilin s’ka prova.”-u shpreh Ligori.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares. Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.

Lajmi kryesor: Gjyqtarja Enkelejda Hoxha del para gjykatës/ Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë. E bija: Mami është e ndershme, e kanë detyruar! Në seancë shkon dhe Edvin Prifti, prokuroria kërkon ta arrestojë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti henrik ligori pezullohet edvin prifti edvin prifti henrik ligori pezullohet edvin prifti

Sondazh

Poll