Aktualitet

Prokuroria kërkon ta arrestojë, mjeku Edvin Prifti flet para gjykatës: U befasova, kam operuar mijëra shqiptarë! S’kam fs

13 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon ta arrestojë, mjeku Edvin Prifti flet para

TIRANE- Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i pezulluar nga detyra për shkak të akuzës se ka marrë ryshfet nga një paciente për ta operuar atë jashtë radhe ka deklaruar në gjykatë se nuk ka asgjë për të fshehur. Prifti ka thënë se është i diplomuar me medalje ari dhe se kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar pas pezullimit e ka çuditur.

Edvin Prifti para gjykatës: Kam mbaruar me medalje ari dhe specializimin në Siena dhe La Sapienza. Diplomimi si specialist në kardiokirurgji. Unë kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. Ngrita besimin duke punuar në kardiokirurgji.  Nuk kam fshehur asgjë, punoj në shtet dhe në privat. U befasova që prokuroria kërkoi arrest me burg. Kam operuar mijëra shqiptarë.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares. Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.

Lajmi kryesor: Gjyqtarja Enkelejda Hoxha del para gjykatës/ Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë. E bija: Mami është e ndershme, e kanë detyruar! Në seancë shkon dhe Edvin Prifti, prokuroria kërkon ta arrestojë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet edvin prifti pezullohet edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...