Aktualitet

Shuhet artisti Andon Qesari, regjisori i “Pallatit 176” ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, djali: Të

13 Shkurt 2021, 10:53 Nga DOSJA
Shuhet artisti Andon Qesari, regjisori i “Pallatit 176” ndahet nga

TIRANE- Është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori Andon Qesari me titull “Artist i Merituar”. Qesari u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën luftoi për vite me radhë. Ai njihet si aktor dhe regjisor i shquar. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë i biri, Edon Qesari i cili shkruan se: Të dashur miq e të njohur, Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

I lindur në fshatin Qeparo në Vlorë më 27 qershor të vitit 1942, Andon Qesari u diplomua si aktor në vitin 1966 në shkollën  “Aleksandër Moisiu”. Qesari ka luajtur me dhjetra role në filma dhe teatër ndërsa njihet si regjisori i sukseseve “Karnavalet e Korçës”, Pallati 176″ apo ‘Në jetë”. Ai mbante titullin “Artist i merituar”.

ROLET E INTERPRETUARA NGA ANDON QESARI:

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Veprimtaria aktoriale

Doktori pacient (Aleksi)
Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
Ezopi (Ksanthi)
Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
Furnalta (Fen)

Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
Monserati (At Kormili)
Opertunesku (Komisari)
Prometeu (Zeusi)
Romeo e Zhulieta (Kapuleti)

Shënomëni dhe mua (Besniku)
Tragjedia e Deas (Luixhi)
Vizita e damës plakë (kryetari)
Vizita e inspektorit (Berlingu)

(F.g;/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “pallati 176” andon qesari vdes andon qesari “pallati 176” andon qesari vdes andon qesari

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...