Aktualitet

Bora mbulon parkun e Qafë Shtamës në Krujë, trashësia e saj mbi 10 cm 

13 Shkurt 2021, 12:09 Nga DOSJA
Bora mbulon parkun e Qafë Shtamës në Krujë, trashësia e

KRUJË- Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës në Krujë. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet i gjithë vendi i mbuluar nga bora.

Në Qafë Shtamë bora ka arritur në trashësinë 10 centimetra. Borë gjithashtu ka rënë në Fushë-Krujë ku dhe kalimi në disa akse është bërë i pamundur, ndërsa në Krujë ende nuk ka nisur bora.

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bora ne qafe shtame moti i keq ne shqiperi bora ne qafe shtame moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll