Aktualitet

Moti i keq, pastrohet aksi Korçë-Voskopojë, qarkullimi i mjeteve mund të bëhet pa zinxhirë

13 Shkurt 2021, 11:30 Nga DOSJA
Moti i keq, pastrohet aksi Korçë-Voskopojë, qarkullimi i

Aksi Korçë-Voskopojë është pastruar nga shërbimet rrugore. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor i Shqipërisë me anë të një postimi në Facebook. ARRSH-ja shkruan se aksi është pastruar i gjithi nga bora si dhe është bërë shpërndarja e kripës. Ata gjithashtu kanë njoftuar se qarkullimi në këtë aks mund të bëhet pa zinxhirë.

” Korcçë-Voskopojë. Aksi tashmë është i pastruar, është bërë shpërndarja e kripës dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë”, shkruan ARRSH-ja.


Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksi korce -voskopoje moti i keq ne shqiperi aksi korce -voskopoje moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll