Aktualitet

Reshje bore në Tiranë, Autoriteti Rrugor bën thirrje për mbajtjen e zinxhirave gjatë udhëtimit në disa zona  

13 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
Reshje bore në Tiranë, Autoriteti Rrugor bën thirrje për

TIRANË- Reshjet e borës kanë mbërritur edhe në disa zona të Tiranës. Autoriteti Rrugor Shqiptarë u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mbajnë zinxhirë gjatë udhëtimit. Zonat që janë të mbuluar me borë në Tiranë janë akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik.


“Vazdojnë reshjet e borës. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Priskë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik. #UdhëtoniMeKujdes”,njoftimi i ARRSH-së

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne tirane moti i keq ne shqiperi moti i keq ne tirane

Sondazh

Poll