Aktualitet

Grabitja me dhunë në Roskovec, gjykata lë në burg Elis Bushin, avokati: S’është ai në kamera, policia e ka ngatërruar!

13 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
Grabitja me dhunë në Roskovec, gjykata lë në burg Elis

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elis Bushin, njërin nga të dyshuarit si autorë të tentativës së grabitjes në Roskovec. Në seancën e zhvilluar sot, avokatin i Bushit, Safet Haxhia tha se klienti i tij duhet të lihet i lirë pasi sipas tij, hajduti në video nuk është klienti i tij.

Kanë veshje të ndryshme, kanë gabuar në person, nuk kanë prova që vërtetojnë se ka atë veshje që ata pretendojnë si Prokurori që e kanë kapur nga kamerat e sigurisë. Banesa e Arben Çepeles ra pre e tentativës për grabitje për të dytën herë mbrëmjen e datës 10 shkurt.“-është shprehur Haxhia në gjykatë, por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tij.

Grabitja me dhunë ndodhi në Roskovec, ku në një banesë 4 persona të armatosur hynë dhe u përballën fizikisht me pronarin e shtëpisë dhe me kushëririn e tij.

Për pasojë, Arben Çepele, kushëriri i të zotit të shtëpisë u plagos. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit, ndërsa gjatë verifikimit të kamerave të sigurisë policia identifikoi Elis Bushin dhe bëri arrestimin e tij.

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elis bushi erlanda aga grabitje ne rroskovec elis bushi erlanda aga grabitje ne rroskovec

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...