Aktualitet

FOTOT: I “kollarisur” dhe pa pranga, mjeku Edvin Prifti paraqitet në Gjykatë, prokuroria kërkon ta arrestojë…

13 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
FOTOT: I “kollarisur” dhe pa pranga, mjeku Edvin Prifti paraqitet

TIRANE- Mjeku kardiolog Edvin Prifti është paraqitur sot vetë në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka nisur seanca në ngarkim të gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 9 të arrestuarve të tjerë. Siç shihet edhe në foto, mjeku kardiolog i cili u pezullua nga detyra pasi akuzohet se i mori ryshfet një pacienteje për ta operuar jashtë radhe, ka shkuar vetë në gjykatë.

Ai është i veshur me pallto të gjatë, kollare dhe maskë kundër COVID19, teksa në krah të tij qëndron një grua. Prokuroria kërkon sot ndryshimin e masës së sigurisë për Priftin dhe arrestimin e tij.

Po ashtu, ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi sipas prokurorisë nuk arrin të justifikojë vlerën prej 250 mijë euro që iu gjet në banesë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...