Bota

A do të ketë reciprocitet me Serbinë/ Kurti: Do të jetë çështje ditësh ose javësh, Osmani: Është baza më e shëndosh

12 Shkurt 2021, 20:24 Nga DOSJA
A do të ketë reciprocitet me Serbinë/ Kurti: Do të jetë

KOSOVË–  Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka thënë se nëse vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të vendosë reciproritet mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin ‘Debat Plus’, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani kanë thënë se reciproriteti është baza më e shëndoshë mes dy shteteve.

Ndër të tjera Kurti i pyetur se kur do ta vendosë reciproritetin, ka thënë se do të jetë çështje javës, nëse merr pushtetin.

PJESË NGA BISEDA: 

Osmani: Po, është baza më e shëndosh ndërmjet shteteve. Përderisa Serbia vazhdon t’i trajtojë në mënyrë deskriminiuese qyetetarët serb, por megjithatë ajo që pritet është të mbrojmë  dinjitetin e shtetit tonë. Do ulemi me ndërkombëtarët që të rikthejmë dinjitetin në vendin tonë.

A do ta riktheni reciprocitetin?

Kurti: Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimenzion normatikv përvec se atij utilitar dhe deri vonë nga koncepti i barazisë. Është parim themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Pse do duhej të ishte kaq e jashtëzakonshme të vendosej reciprociteti, kur është gjëja më e zakonshme për një shtet që e thërret veten të pavarur dhe sovran. Ndoshta e ka bërë të pazakontë fakti që vendimi i parë që e mori qeveria që po ikë, ishte heqja e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

Pyetje : Kur do ta vendosni reciprocitetin?

Kurti: Është çështje ditësh ose javësh, por kurrësesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është një ndër gjërat e para që do ta bëjmë.

Pyetje: Pra, në rast se Qeveria Kurti vjen në pushtet do ta vendos reciprocitetin?

Kurti: Po… shikoni, me 25 mars kanë rrëzuar një qeveri që e ka pasur reciprocitetin brenda programit si parim, që është më thellë si plan. Ne duam të vazhdojmë punët e mira aty. Vetëm nga pikëpamja e kësaj qeverie që po ikë, duket e pazakonshme. Pra, unë refuzoj ta pranoj pazakonshmërinë e reciprocitetit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakoshme ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...