Bota

Gjyqi i Britney Spears/ Këngëtarja fiton një “betejë” përball të atit, nuk do të jetë i vetmi që do kontrolloj fina

12 Shkurt 2021, 19:50 Nga DOSJA
Gjyqi i Britney Spears/ Këngëtarja fiton një

SHBA– Seanca ligjore për ruajtjen e pasurisë së Britney Spears është zhvilluar ditën e djeshme. Sipas CNN, ylli i muzikës pop nuk ishte e pranishme, por në seancë ishte babai i saj Jamie Spears.

Seanca u përqëndrua në ndarjen e kujdestarisë e financave të këngëtares. Gjykatësi Penny, mohoi kundërshtimet e Jamie për krijimin e Bessemer Trust Co si një bashkë-konservator mbi pasurinë e vajzës së tij dhe vendose se ai duhet të ndajë rolin me një institucion të pavarur financiar.

Spears më parë kishte bërë kërkesë që babai i saj të hiqej si bashkë-konservator. Vendimi i fundit nuk e përjashton avokatin e saj, Samuel Ingham III, të paraqesë një kërkesë tjetër për heqjen e tij.

Ingham, i cili gjithashtu ndoqi seancën në mënyrë virtuale, përsëriti se këngëtarja nuk dëshiron babanë e saj si bashkë-konservator.

Jamie Spears u emërua për herë të parë në gjykatë si kujdestar i pasurisë së vajzës së tij, së bashku me avokatin Andreë Wallet, në 2008, pas një serie çështjesh. Për pjesën më të madhe të asaj periudhe, ai gjithashtu mbikëqyri çështjet e saj shëndetësore dhe mjekësore. Jamie Spears u bë konservatori i vetëm i pasurisë së këngëtares me 60 milion dollarë në 2019, pas dorëheqjes së Wallet.

Kjo çështje ka bërë që fansat e Spears, të krijonin lëvizjen #FreeBritney, përmes së cilës kërkojnë që këngëtarja të rimarrë kontrollin në jetën e saj. Këngëtarja, nuk ka performuar apo publikuar këngë të reja që kur deklaroi një ndërprerje nga muzika në fillim të 2019-ës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britney spears gjyqi i dyte i britney spears britney spears gjyqi i dyte i britney spears

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...