Bota

Ekzekutuan avokatin e njohur grek, prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për të tre shqiptarët

12 Shkurt 2021, 19:46 Nga DOSJA
Ekzekutuan avokatin e njohur grek, prokurorët kërkojnë burgim

GREQI– Sot është mbajtur seanca gjyqësore për vrasësit e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropulos. Gjykata ka rishikuar vendimet e mëparshme ku në vitin 2019 u dënua me burg të përjetshëm autori i vrasjes së avokatit, Ibrahim Brahimi.

Veç akuzës për vrasje mbi të rëndon dhe akuza për grabitje, mbajtjen e një arme dhe përdorimin e saj, ndërsa sipas mediave greke, gjyqtarët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për dy bashkëpunëtorët.

Dy të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm Klodian Lekotsai dhe Aldi Dulce, të cilët janë në burg për krime të tjera. Seanca e sotme për të dhënë një tjetër vendim, pasi të pandehurit akuzohen edhe për pjesëmarrje në ‘mafien e burgut’. Gjyqi në shkallën e dytë për vrasësit e avokatit po mbahet për herë të fundit dhe vendimi do të jepet në datën 25 shkurt

Avokati grek u vra në vitin 2017 brenda zyrës së tij nga një shqiptar, në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasja e avokatit mihalesi zafiropoulos. vrasja e avokatit mihalesi zafiropoulos.

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...