Bota

U vonohet sërish paga, minatorët e Trepçës hyjnë sërish në grevë

12 Shkurt 2021, 20:01 Nga DOSJA
U vonohet sërish paga, minatorët e Trepçës hyjnë

KOSOVË-Punëtorët e minierës së Trepçës, ditën e sotme kanë hyrë në grevë. Sipas Gazeta Express, 110 minatorë të Trepçës, kanë vendosur që të kufizojnë ushqimin si shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar.

Por, greva tashmë ka përfunduar. Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, i cili ka thënë se punëtorëve iu është premtuar se paga do të dalë javën e ardhshme ose dhe më herët.

“Deri në orën 16:00 punëtorët kanë qenë në grevë. Ndërrimi i tretë ka filluar punën. Kjo pas premtimeve se pagat do tu dalin deri javën e ardhshme ose edhe më herët, varet se si shitet koncentrati. Kaq mund të themi për momentin”, ka thënë Osmani.

Minatorët janë përballur shpesh me vonesat të pagave të tyre. Ata kanë qenë në grevë  edhe gjatë muajit janar, ku paga e tyre u vonua deri me datë 22 shkurt. Po ashtu dhe në muajin nëntor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora minatoret e trepces ne greve trepce minatoret e trepces ne greve trepce

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...