Bota

Synon çmimin ‘Oscar’! Aktorja shqiptare në Kanada flet për filmin e frymëzuar nga gjyshja e diagnostikuar me Alzhaimer

12 Shkurt 2021, 20:22 Nga DOSJA
Synon çmimin ‘Oscar’! Aktorja shqiptare në Kanada flet

KANADA– Aktorja shqiptare, Ana Golja e cila ka lindur në Kanada, ka realizuar një film duke u frymëzuar nga gjyshja e saj e diagnostikuar me Alzhaimer dhe synon të shkojë drejt çmimeve “Oscar”.

Një lidhje me direkte për emisionin “Ftesë në 5”, tregoi për gjyshen se si ndryshoi papritur pasi i vendosën këngët e artistes së njohur shqiptare Vaçe Zela dhe si ia doli të mësojë shqipen, ndonëse ka lindur në Kanada.

Stërgjyshja ime tani do i mbushë 94 vjece, por ka disa vite që vuan nga Alzhaimer. Ne e ndjejmë mungesën e saj por jemi mësuar me kushtet. Një ditë vumë një muzikë shqiptare, Vace Zelën dhe të gjithë u habitëm si erdhi në jetë, i qeshi fytyra sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ne bëmë gjithçka kishim mundësi që të dalë filmi nëpër botë. Ka dalë në Amerikën e Veriut dhe do Zoti, shpresoj që sa më shpejt të dalë në Europë. Nuk e kam të pasur shqipen, por flasim shqip në shtëpi, më shumë anglisht me thënë të drejtën, por me stërgjyshen dhe gjyshin nga ana e babit, e mësova shqipen detyrimisht. E mësova ta lexoj sepse i lexoja gazetën gjyshit tim”, tha Ana Golja.

Po ashtu, aktorja ka folur rreth emrit të saj të vërtetë, Muazanë, të cilën e vendosi nëna e saj duke dëgjuar një prej familjarëve.

Kur morën vesh që jam vajzë, halla e babit tim i tha mamit të vendoste emrin e saj. Por ajo quhej Muazezë dhe ashtu si emrin, kishte dhe fatin e zi. Prandaj mami e sajoi dhe ma vendosi Muazanë”, rrëfeu aktorja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ana golja filmi i ana goljes ana golja filmi i ana goljes

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...